Vjedhje spektakolare në një bankë në kryeqytetin gjerman (Foto)
Hajdutët kanë hapur një tunel 30 metra nën tokë dhe një vrimë në muret e betonit të trasha rreth 1 metër, për të hyrë në dhomën e depozitave të një banke në Gjermani.
Prej aty ata kanë arritur të marrin para dhe gjëra të vlefshme që shkojnë deri në 10 milion euro.
Policia ka mbetur e befasuar kur ka zbuluar vrimën gjigande në mur dhe tunelin e hapur nga një garazh që ishte marrë me qira në muajin shkurt të vitit të shkuar.
Garazhi është marrë me qira nga një person që ka falsifikuar emrin.
Hajdutët kanë arritur të hyjnë në bankë dhe të nxjerrin prej aty 100 kuti depozitash.
Klientët e bankës Volksbank në Berlin kanë mbërritur të alarmuar për të mësuar se çfarë kanë humbur.
Hajdutët kanë zhdukur provat dhe gjurmët e gishtave pasi i kanë vënë flakën tunelit.
Policia thotë se ka përgatitur një identikit të njërit nga të dyshuarit, por sërish është shumë larg tyre.