Shefi i Mario Balotellit te Manchester City, Roberto Mancini ka mundur për një moment ti marrë lakmi lojtarit të skuadrës së tij Mario Balotellit kur pranë tij ai kaloi me një veturë tejet luksoze. Gjersa Mancini udhëtonte me një biçikletë drejtë qendrës stërvitëse në Carringhton, Balotelli atje arriti me veturën e tij të re “GT Bentley Continental”. Balotelli e ka blerë këtë veturë këtë javë e cila kushton hiq më pak se 160 mijë funta. Kur ai arriti atje, zyrtarët e skuadrës i rranë për rreth veturës së tij duke “lakmuar” në të./indeksonline/