Foto e parë zyrtare e Samsung Galaxy S4

Në këtë vit të ri po arrijnë fjalë të reja, kurse ato më të interesantet gjithsesi lidhen me pasardhësin e Samsung Galaxy S3. Kështu sot në Sammobile u shfaq fotografia e parë për të cilën besohet se prezanton pikërisht Samsung Galaxy S4.Në këtë foto shihet se katërshi e ndjek me dizajn paraardhësin e tij, por ndërkohë ngjan edhe me Galaxy Note 2. Është interesante se pajisja në fotografi nuk ka buton fizik që do të thotë se do të mbështetet plotësisht në ekran. Tani për tani nuk mund të konfirmojmë specifikimet e sakta, por besohet se në fund nuk do të ndryshojë shumë nga specifikat e mëposhtme: Procesor Ezynos katër bërthamësh me fuqi 2.0 GHz GPU: T658 Ekran: 4.99 inç SuperAMOLED FUL HD 1080p Kamera e pasme: 13 MP Kamera e përparme: 2 MP Sistemi operativ: 4.2.1