Një burrë në Kinë ka punësuar disa ‘vrasës’ virtualë që të vrasin birin e tij ne lojën e Counter-Strike.
Lajmin e bëjnë të ditura mediat lokale që thonë se zoti Feng kishte punësuar të rinjtë që të ‘vrisnin’ të birin 23- vjeçar, që shpenzonte shumë kohë duke luajtur online.
Ai shpresonte se këto veprime do të ndikonin që ai të mos luante më kaq shumë.
Biri i tij vazhdimisht pyeste lojtarët se përse e gjurmojnë kaq shumë.
Mësohet se baba e bir janë pajtuar pas zënkës për këtë ngjarje, por një ekspert thotë se një veprim i tillë nuk është se do ndikojë shumë në shkëputjen e të birit nga loja online.