Roboti i dërguar nga NASA në Mars, Curiosity, ka sjellë imazhe të asaj që ekspertët po e quajnë ‘lulja e Marsit’.
Bëhet fjalë për diçka që duket si një pistil luleje.
NASA thotë se imazhet nuk janë të mbeturinave që ka shkaktuar ulja e sondës, por duket si diçka që po rritet në shkëmbin e planetit të kuq.
Megjithatë ende nuk është konfirmuar nëse kjo është një bimë.
Ndërkohë online kanë nisur spekulimet. Disa thonë se mund të jetë ndonjë gur i çmuar, i mbetur në shkëmb.
NASA thotë se e ka përdorur emrin lule si përshkrim, por kjo nuk do thotë se lulet ekzistojnë aty.
Vjet në tetor pati shumë zhurmë në lidhje me diçka të ngjashme, por më vonë rezultoi se ishte një copë plastike e rënë nga vetë roboti Curiosity.