Gjyshja e dashuruar në lojërat kompjuterike (video)
Hilda Knott së shpejti do ta festojë ditëlindjen e 86, ndërsa luan lojëra kompjuterike që 40 vjet.
Njerëzit thonë se kjo gjyshe simpatike, e ka ruajtur aktivitetin e saj mental, falë po këtyre lojërave kompjuterike.
“Kënaqem kur gjej diçka të re – diçka që nuk e kisha vërejtur më herët”, ka thënë Knott, duke e komentuar lojën GTA.
Video-lojërat po përdorën gjithnjë e më shpesh që njerëzit e vjetër të ruajnë aktivitetin e tyre mental.
Ndërkaq, ekspertët paralajmërojnë se deri në fund të këtij viti – për herë të parë në histori – numri i femrave që luajnë lojëra kompjuterike do të jetë më i madh se numri i meshkujve që i luajnë ato.