Vajza 6 vjeçare nga India, Suman Hatun është fëmija më i trashë në botë.
Është e lartë 105 cm, peshon 92 kilogram, ndërsa për shkak të peshës shumë të madhe, mjekët dyshojnë se mund të vdesë.
Mesatarisht gjatë javës Suman han deri 14 kg oriz, 8 kg patate, 8 kg peshk dhe rreth 180 banane, ndërsa han edhe sasi të madhe të ëmbëlsirave.
Kjo sasi e ushqimit do të ishte e mjaftueshme, që të ushqehet i tërë fshati i saj.
Prindërit e saj thonë se janë të pafuqishëm, që ta ndalojnë atë të hajë, pasi të hajë të gjitha gjëra që do ti gjejë në shtëpi, ajo shkon edhe tek miqtë në lagje.
Suman ka lindur si një bebe normale, ka peshuar më pak se 4 kg. Por, për një kohë shumë të shkurtët oreksi i saj ka filluar të rritet.
Mjeku lokal ka zbuluar se ajo ka një çrregullim në hipofizë, gjë që e detyron atë vazhdimisht të ndjejë uri.
Suman vazhdimisht trashet, vitin e kaluar ka peshuar 75 kilogram.
“Jam munduar ta kontrolloj oreksin e saj, por atëherë ajo fillon të qajë, bërtet, shtrihet në tokë dhe fillon të hajë lloç. Më vjen turp kur shkon tek miqtë për të kërkuar ushqim, ata mëshirojnë dhe i japin të hajë, ne jemi të pafuqishëm”, ka deklaruar e ëma e Suman.
Kjo vajzë shkon në shkollë,por thotë se e urren atë, pasi atje ka shumë pak ushqim dhe për shkak se moshatarët vazhdimisht e tallin për shkak të peshës.