Ja si duket një ari i uritur (Video)
Ky është momenti tmerrues i takimit të një arushe polare të uritur me një kameraman të BBC-së në Polin e Veriut ku ndodhej për të xhiruar një dokumentar për jetën e egër.
Kafsha e uritur sulmoi kafazin e qelqtë nga ku po filmohej për më shumë se 40 minuta me shpresën se do të gjente një pikë të dobët për të mbërritur tek preja e tij.
Kameramani Gordon Buchanan tregohet gjakftohtë brenda kutisë së sigurisë, e njëjtë me ato të përdorura nën oqean për t’u mbrojtur nga sulmet e peshkaqenëve.
Filmimi është pjesë e ekspeditës 12-mujore të kameramanit Buchanan dhe stafit të tij në përpjekje për të dokumentuar nga afër jetën e një familje të arinjve polarë. Objektivi i tij është familja e arushës që e sulmoi që e ka pagëzuar me emrin Lyra ndërsa dy fëmijët e familjes së saj i ka pagëzuar me emrat Miki dhe Luca.