Një skenë si nëpër filma në një qytet të Kinës (Video)
Një grua me një palë gërshërë në duar, kishte dalë në një rrugë të ngarkuar në Kinë, duke kërcënuar njerëzit.
Por për fatin e mirë, aty ishte një tjetër femër, që arriti ta neutralizojë gruan me një lëvizje karateje.
Incidenti ndodhi jashtë një restoranti të ushqimit të shpejtë në Guangzhou më 6 janar.
Dëshmitarët thanë se gruaja me gërshërë në duar pretendonte se fundi i botës po afronte. Ajo kishte edhe gjak në duart e saj.