Vali Corleone: Kosovarët janë më ... në glob
Personazhi tashmë i famshëm lëshon fjalë të rënda e fyese për bashkëkombësit e tij kosovarë.Vali Corleone, i cili u bë i njohur për publikun për pasuritë e tij të mëdha, është i zhgënjyer. Ai shkruan në profilin e tij të ‘facebook’ fjalë të rënda e fyese për bashkëkombësit e tij kosovarë, duke thënë se nuk ka shumë shokë:
‘Këtu në Kosovë me shumë keqardhje e them, por shumica e njerëzve deri në 99% si meshkujt, si femrat) janë të prishur si në mendje si gjithkah, pa fytyrë, pa karakter, pa burrëri, pa familje të shëndoshë. Këta 99% (fantazerat e prostitutat) kanë: vetëm fjalë kot pa vepra, vetëm gënjeshtra, vetëm tradhti, nuk e duan njëri-tjetrin, me dy milion fytyra.
E kam vërejtur pse njerëzit në Kosovë janë bërë kështu 99%... Sepse këtu më duket se (armiku) ka lëshuar në ajër virus për t’i bërë njerëzit e Kosovës më të ligj dhe më tradhtarët në glob’.
Më tej Vali sqaron se ka në plan të publikojë dy këngë të reja, si dhuratë për atë pjesë të publikut që janë njerëz të mirë e paqësorë.