Ja pasojat e punës në fast food

Një vajzë e cila punonte për linjën e fast food McDonald filloi të marrë ndjeshëm në peshë, pasi konsumonte tepër produkte ushqimore të ambientit ku ajo punonte. Teresa Mayhew 25 vjeç nga South Wales ishte e fiksuar pas patateve të skuqura, hamburger dhe picave aq sa nga masa 19 arrit në masën 26 brenda pak kohësh. Ajo tregon se hante e hante pa pushim dhe se kjo situatë vijoi për dy vjet, deri sa kuptoi se po rrezikonte shëndetin, ndërsa veshjet nuk i bënin më. “Shkoja në dyqan për të blerë veshje, por nuk gjeja masën time, kështu që mbeta me të njëjtat rroba në trup. Vazhdova me këtë situatë deri në momentin që shkova në një klub dobësimi ku mu kërkua të heq hamburger nga menuja ime dhe ti zëvendësoja me sallatë. Në fillim e kisha të vështirë, por me pak durim unë sot mbaj veshur masën 12 deri në 14 dhe më duket sikur kam rilindur”, shprehet Teresa. 25 vjeçarja shprehet e mahnitur nga pamja e saj, ndërsa e ndien veten me fat që arriti të ndryshojë, dhe pas kësaj humbje në peshë ajo bëri pushimet e para me miqtë pas 8 vitesh si obeze./Indeksonline/