Ka krizë të Manchester City. Kur ke një skuadër një lojtar të tipit Mario Balotellit, të gjitha janë të pritshme.
Në stërvitjet e skuadrës para pak minutash janë kapur në dhunë trajneri Roberto Mancini me Mario Balotellin. E tëra ka filluar pas një ndërhyrje të rëndë të Balotellit ndaj Gael Clichyt.
Mancini ka reaguar me ton të lartë duke e qortuar sulmuesin italian. Balotelli ka humbur nervat, edhe ashtu të humbura duka i'u afruar Mancinit. Pas kësaj mes tyre ka ndodhur përplasja duke u kapur me njëri tjetrin.
Kanë qenë asistentët e tij ata që e kanë evituar një duel më të rëndë fizik.
Kjo është goditja më e mirë që Roberto Mancini të pranoj gabimin dhe dështimin e tij për të sjellur në skuadër një lojtar të kalibrit Balotelli. Pas këtij incidenti, shitja e Balotellit nga Manchester City është e sigurtë./Indeksonline/