Rusët: Në vitin 2035 bashkohen Kosova dhe Shqipëria
Shqipëria do të bashkohet me Kosovën dhe një pjesë të Maqedonisë, Bosnja dhe Hercegovina do të ndahet ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë – kështu do të duket Evropa në vitin 2035, sipas parashikimeve të ekspertëve rusë.
Këta ekspert kanë bërë hartën e Evropës të vitit 2035 në bazë të dokumenteve të CIA-s, shërbimit informativ rus GRU dhe disa burimeve tjera. Përveç ndryshimeve të kufijve të Shqipërisë, Serbisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Maqedonisë, ndryshime të theksuara do të ndodhin edhe në Spanjë, Francë dhe Britaninë e Madhe.
Shqipëria do të bashkohet me Kosovën dhe Evropën në 20 vitet e ardhshme e presin ndryshime të mëdha, vlerësojnë ekspertët rusë, të cilët në bazë të analizave të dokumenteve të CIA-s, shërbimit informativ rus GRU dhe grupeve të ekspertëve në krye të së cilëve janë Zbignjev Bzhezhinski dhe Samjuel Hantigton e kanë formuluar hartën e “Evropës së Re”.
Seria e ndryshimeve të mëdha territoriale do të filloj në Britaninë e Madhe, ku Skocia do ta shpallë pavarësinë, që do të paraqes aktin inicial për bashkim me Irlandën”, shkruan e përditshmja ruse, Ekspres.
Katalonët dhe Baskët do ta shpallin pavarësinë nga Spanja, që do të ketë pasoja edhe në Francën fqinje, ku, sipas ekspertëve rusë do të filloj ‘rënia e multikulturalizimit’.
Në jug të Francës do të krijohet një shtet islamik, kurse rajoni Loren do t’i bashkohet Gjermanisë.
Do të shpërbehet edhe Belgjika, kurse flamanët do t’i bashkohen Holandës, derisa Italia do të ndahet në veriun e pasur dhe jugun e varfër, ndërsa Sardenja dhe Sicilia do ta shpallin pavarësinë.
Një e ardhme e zymtë, sipas ekspertëve rusë, e pret edhe Poloninë, e cila do të duhet të heq dorë nga disa pjesë të territorit pas një seri marrëveshjes ndërmjet Rusisë dhe Gjermanisë.
Bjellorusia do të shpërbehet dhe do t’i bashkohet Rusisë, si dhe pjesë të shteteve baltike dhe Ukraina. Ndryshime të mëdha priten edhe në Kaukaz, sepse vlerësohet se Rusia nuk do të mund ta mbajë nën kontroll Çeçeninë dhe Dagestanin./ORAinfo.com