BMW Sport Activity Coupe X6 ka arritur suksese të mëdha në të gjitha tregjet botërore dhe i tejkalon të gjitha kërkesat dhe trendët e tregut.
Për këtë arsye tani janë konfirmuar informatat se në BMW po përgatitin modelin e ri SAC (Sport Activity Coupe), të cilin mediet e quajnëX4. Ky model do të shfrytëzojë platformën e re F25.
Dizajni nuk do të ketë aq shumë ngjashmëri me vëllanë e madh X6, më shumë do të ngjajë me modelin nga seria 5 Gran Turismo.