Lapidari: AKSH fton për kundërpërgjigje (Foto+Video)
Në një faqe të rrjetit social Faccebook, e prezantuar si faqe e administruar nga Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), që po ashtu mban logon e AKSH-së, bëhet thirrje që të gjithë qytetarët anë e kënd Kosovës të ndërmarrin aksion për prishjen e monumenteve serbe.
Po ashtu AKSH bënë thirrje, që në qytetin e Gjakovës sot në orën 8:00 të mbrëmjes të marrin pjesë në prishjen e Kishës Ortodokse (serbe) e cila gjendet përballë Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
“I bëjmë thirrje të gjithë Shqiptarëve pa përcaktim qyteti apo vendi të shkatrrojnë çdo gjë që ka lidhje me monumentet Serbe që fatkeqësisht gjendën tash e shumë vite në Kosovë, po ashtu Institucionet ilegale që gjenden në qytete të Kosovës të shkatërrohen. Të gjithë ata që duan të kontribojnë në AKSH pa percaktim moshe sot e tutje keni lejen që të bëni atë që është lartpërmendur. Ne si organizat jo qeveritare jemi të gatshëm me përkushtim të plotë të mbrojmë të drejtat e Shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook e që mban logon e Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH). (ORAinfo)