Ish komandanti i UÇPMB-së: Faleminderit Serbi!
Sot është ditë historike për Luginë e Preshevës. Për këtë duhet ta falënderoj shtetin e Serbisë. Lugina e Preshevës nga sot do të jetë pjesë përbërëse e Kosovës, respektivisht e Shqipërisë. Me këto fjalë e ka komentuar heqjen e lapidarin të UÇPMB-së, Orhan Rexhepi, ish komandant i UÇPMB-së, i cili kishte arritur te vendi ku ishte lapidari disa minuta pasi që pjesëtarët e xhandarmerisë serbe u larguan. Ai ka thënë se do të vinte më herët sepse jeton 200 metra larg lapidarit, por nuk ishte lejuar. “Poshtë çdo kund kishte kësi, si të them, makineri”, ka thënë ai për të përditshmen serbe “Kurir”. “Kjo është xhandarmeria. Po, xhandarmeria. E kam ditur do të rrënojnë. Në fakt, mbrëmë kur u publikua lajmi i rrejshëm që kemi pranuar ta zhvendosim. Atëherë e kuptova se do të rrënohet”, ka thënë Rexhepi. Ai ka thënë se tashmë dihet hapat që do t’i ndërmarrin shqiptarët. “Ekzistojnë kuvendet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Të gjithë delegatët e kanë dorën e djathtë të cilën mund të ngritin dhe të votojnë”, ka thënë ai. (ORAinfo)