Maçoku nderon çdo ditë varrin e ish-pronarit të tij
Një maçok besnik, që më shumë se një vit, çdo ditë e viziton varrin e pronarit të tij, në veri të Italisë.
Toldo, maçoku 3-vjeçar bardhezi, pronari i të cilit Iozzelli Renzo vdiq më 22 shtator 2011, në moshën 71-vjeçare, prej se e ka përcjell kortezhin funeral nga shtëpia, çdo ditë shkon të varri i pronarit të tij, ku madje lë dhe dhurata të ndryshme. Në të shumtën e rasteve bëhet fjalë për gjethe, degë, gotat e plastikës ose copëza letrash.
Pronarja e Toldos, e veja e Iozzellit, Ada, ka thënë: “Edhe sot isha në varreza me të. Duke u kthyer, një mik me tha se Toldo kishte qenë qysh herët në mëngjes për të vizituar varrin e ish-pronarit të tij”, raporton Huffington Post.
Njerëzit që jetojnë në afërsi të varrezave kanë treguar se Toldo çdo ditë shëtit nëpër varreza, ndërsa Ada ka shpjeguar se maçoku dhe ish-bashkëshorti i saj kanë qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, sepse ai e kishte shpëtuar maçokun nga një strehimore, kur ai i kishte vetëm tre muajsh.
Fatkeqësisht, jo ta gjithë ndjejnë dhembje për Toldon, sepse siç ka shpjeguar Ada, disa njerëz janë përpjekur që ta largojnë atë nga varrezat, madje duke e gjuajtur me gurë dhe gjësende të tjera – megjithatë maçoku nuk ka hequr dorë dhe viziton çdo ditë varrin e pronarit të tij.
“Bashkëshorti kishte shumë dashuri ndaj tij. I donte kafshët. Duket sikur Toldo është mirënjohës. Është maçok i veçantë, vështirë të mos ndjesh dashuri ndaj tij”, ka thënë Ada.