Aktorja Selena Gomez e zhveshur detyrohet t’i ketë duart e lidhura derisa arrestohet nga policia.
Por ajo nuk e brengosi aspak të dashurin e saj Justin Bieber pasi gjithçka kishte të bënte vetëm me filmin e saj të ri, “Spring Breakers”.
Në promon e shkurtër të publikuar shihet edhe bashkëaktorja e saj, Vanessa Hudgens e cila poashtu nuk i ka punët mirë me policinë.
Filmi është xhiruar në Majami dhe flet për katër student të cilat përfundojnë në burg pasi zihen duke vjedhur në një restaurant për të fituar para për pushime. Ato e gjejnë vetën të shoqëruar me dilerë të drogës dhe persona të armatosur. /Indeksonline/