Të gjithë do të kërkojnë të lëndohen: Kjo është mjekja e re e Milanit

Fizioterapeutja e bukur e Chelseat, Eva Carneiro ka fituar një konkurrente shumë serioze, pasi që Milani e ka përforcuar shtatin teknik me një doktoreshë shumë të bukur, deri më tash të panjohur. Portalet botërore të sportit janë pushtuar me fotografinë e bukuroshësh, e cila thuhet të jetë fizioterapeutja e re e futbollistëve të Milanit. Askush ende nuk e di kush është ajo, e as si quhet, por një është e sigurt – fanellat e Milanit nuk do të ketë më kush ti veshë, sepse shumica nga ata do dëshirojnë të jenë të lënduar.