Këngëtarja e njohur shqiptare Tuna duket se e ka ekzagjeruar me të folurën në publik. E pranishme në panelin e spektaklit “X Factor” që transmetohet në Televizionin Klan, Tuna në një moment publikisht deklaroi se “falënderoj të gjithë miqtë dhe fansat për mesazhet që po më dërgojnë.Telefonin e kam me vibrim dhe ndodhet në karrige. Është me vibrim dhe ndodhet në një vend të papërshtatshëm”. Një deklaratë të cilën e ka përcjellë me të qeshura pa e patur aspak problem.