Kjo është hekurudha më e gjatë në botë: 2300 km kalohen për 8 orë (video)
Kina hapi zyrtarisht për pasagjerët linjën më të gjatë në botë të trenave me shpejtësi të lartë.
Linja hekurudhore lidh kryeqytetin Pekin me kryeqendrën ekonomike dhe financiare jugore Guangzhou. E gjatë 2298 kilometra, trenat në këtë hekurudhë do të udhëtojnë me shpejtësi mbi 300 kilometër në orë duke përgjysmuar kohën e udhëtimit nga Pekini në Guanzhou që aktualisht është më shumë se 22 orë.
Agjencia shtetërore e lajmeve tha se u zgjodh data 26 dhjetor për përurimin e kësaj vepre, më modernia e llojit të saj në botë, për të nderuar Mao Ce Dunin, liderin e parë të Partisë Komuniste kineze që ka lindur pikërisht në këtë datë.
Por pavarësisht trumpetimit, ndërtimi sistemit hekurudhor modern kinez është vënë në qendër të kritikave. Muajin e kaluar në lindje të vendit, 5 persona gjetën vdekjen si pasojë e përplasjes së një treni të shpejtësisë së lartë dhe shkak i aksidentit ishte bërë një keqfunksionim në sistem.
Kritikët thonë se rrjeti hekurudhor është bërë folezë e korrupsionit të zyrtarëve vendor e qendrorë që me ndërtimin e tij u heqin nga duart miliona dollarë në vit kinezëve.