Statusin prej kultit që Volkswagen “Golf” e ka nderuar te ne, por edhe në tërë Evropën, zakonisht nuk merret si shembull për aftësitë e tij garuese dhe shpejtësinë e madhe.
Megjithatë ekziston një “Golf II” i cili është më i shpejt edhe se “Bugatti Veyron Super Sport”.
Ky “Golf” ka fuqinë e 999.8 KS (Kuaj Fuqi).
Tipi Golf II 4Motion, i popullarizuar si “16V Ampir” është përbindësh me 999.5 KS dhe shpejtësinë nga 0-100 Km/h e ka kap për 2.3 sekonda!
Nëse këto shifra nuk iu mjaftojnë, “16 V Ampir” nga 0-200 Km/h arrin për vetëm 5.4 sekonda, derisa shpejtësinë nga 100-200 Km/h e arrin për vetëm 3.1 sekonda. (ORAinfo)