Një burrë shqiptar ka zënë një bastore të majme në Itali. Lajmi është publikuar nga mediat italiane e shqiptare ndërsa nuk tregohet identiteti i shqiptarit. 15 ndeshje në kampionate të ndryshme i ka zënë “eksperti” shqiptar duke fituar plot 100 mijë euro në bastoren e luajtur me 2 euro. Mediat italiane të cilat e raportojnë lajmin, theksojnë se kjo është fitorja më e madhe e regjistruar ndonjëherë në rajonin e Emilias, në Itali./Indeksonline/