10 klubet me më shumë "Pëlqime" ne Facebook
Skuadra më e pëlqyer nga përdoruesit e Facebook është Barcelona, që i kalon 38 mililonë fansa, ndërsa pas katalanse renditet Real Madrid dhe Manchester United, që kanë diferencë të vogël mes tyre. Interesante, por aspak surprizë është përfshirja në 10 skuadrat më të pëlqyera dy turket, Galatasaray dhe Fenerbahçe. Më shumë se interi kanë tifozë në Facebook dy skuadra të lindjes aspak të njohura, të paktën në Perëndim, Persib Bandung nga Indonezia Chivas nga Meksika, me rreth 2.5 milionë pëlqime. Në klasifikimin e vendeve kryeson Anglia me 71 milionë fansa, ndërsa Spanja ka vetëm 1 milionë më pak. Italia është në podium me vendin e tretë, me rreth 20 milionë fansa, ndërsa më pas vjen Turqia, me 19 milionë. Klubet europiane kanë 84% të fansave nga 239 milionë në total, ndërsa klubet nga Amerika vetëm 13%.