Kabang iu nënshtrua një ndërhyrje të re kirurgjikale, për të mbyllur plagën në turi, në mënyrë që qeni të mos infektohet nga bakteret. “Nuk ekziston një protezë që të zëvendësojë pjesën e sipërme të turirit, ndaj na mbetet vetëm që të mbyllim plagën për të shmangur infeksionet”, shprehen stafi i mjekëve. Kabang është një qen i cili ka mbetur pa turi teksa u hodh përpara një motorri për të mbrojtur të zotin e tij që të mos aksidentohej. Rudy Bunggal e gjeti qenin kur ishte i vogël, teksa e kishte përplasur një makinë që i kishte vrarë këmbën, duke e marrë në shtëpi dhe duke u përkujdesur për të, për vite me radhë. Por qeni vetëm pak vite më pas i ktheu nderin, duke i dalë përpara për ta shpëtuar Rudy-n, teksa një motorr po sulej drejt tij. Gjatë aksidentit koka e qenit mbeti në rrota, ndërsa pjesa e sipërme u këput. Pavarësisht këshillave të mjekëve për tu dhënë fund vuajtjeve të tij, familja vendosi ta mbajë në jetë, ndërsa së fundmi ka sjellë në jetë 6 këlyshë. Aktualisht po mblidhen fonde për kurimin e plotë të tij, në mënyrë që të ketë sa më pak dhimbje e plagë./Indeksonline/