Ndërkohë që e gjithë bota mbante frymën se mos Tokën e pllakoste apokalipsi, në Austri në orët e para të mëngjesit në një qytet është ulur një UFO. Bëhet fjalë për qytetin Oed- Oehling.
Në fushën ku ndodhej UFO kishte forca të shumta të sigurisë, zjarrfikëse dhe zyrtarë.
Në fakt ishte gjithçka një shaka. Kryebashkiaku Josef Dirnberger tha se ishte organizuar gjithçka për të bërë njerëzit të besojnë se vërtet kishte rënë një anije alienësh.
Dhe në të vërtetë kryebashkiakun e kanë marrë në telefon në orën shtatë të mëngjesit, të shqetësuar nga kjo gjë.
Normal, e kanë marrë seriozisht./Indeksonline/