Laptopi i Google për 99 dollarë

Google ka bërë realitet ëndrrën e Nichola Negroponte dhe ka filluar të shesë laptopët nëpër shkolla me çmim prej 99 dollarësh. Google prej 21 dhjetorit ofron zbritje të madhe për institucionet arsimore për kompjuterët e vet të Series 5 Chromebook të cilën për të e prodhon Samsungu. Çmimi standard i këtyre kompjuterëve në SHBA është 249 dollarë. Negroponte nuk ka arritur që vetë të arrijë qëllimin e vet për të prodhuar laptop, i cili do të shitej për më pak se 100 dollarë. Tani për tani laptopët e tij XO shiten me çmim prej 200 dollarësh.