Një burrë nga India qe nëntë muaj jeton në dru, sepse gruaja e tij refuzoi t’i kërkojë falje për tradhti.
Sanjay e ka zënë gruan në ‘flagrancë’ me fqinjin e tij, ndërsa kur ajo nuk i kërkoi falje, ai u ngjit në dru dhe që atëherë nuk ka zbritur.
Ai jeton falë ushqimit që ia dërgojnë të afërmit, ndërsa gruaja e Sanjayt është kthyer te prindërit e saj dhe akoma nuk ka kërkuar falje.
“Ushqehet dhe fle në dru. Madje edhe relaksohet në të”, ka thënë motra e tij.
Policia ka raportuar se nuk mund të marrë kurrfarë veprimi, sepse ai nuk ka bërë ndonjë vepër të paligjshme. /Telegrafi/