Neymar fiton “Topin e Artë” (Video)

Si lojtari më i mirë i kampionatit u shpall talenti i jashtëzakonshëm, Neymar, ndërsa u bë edhe përzgjedhje e 11-shes më të mirë në kampionat, ku në të bënin pjesë emra të mëdhenj, si Ronaldinho, Lucas, Fred, Paulinho etj. Përpos që fitoi “Topin e artë”, Neymar u nderua edhe me çmimin për golin më të mirë të vitit në Brazil, që e shënoi në ndeshjen kundër Atletico MG, ku rezultati përfundimtar ishte 2:2. Golashënuesi më i mirë është shpallur sulmuesi i mirënjohur Fred me 20 gola, ndërsa asistuesi më i mirë Ronaldinho me 15 asistime.