Videoklipi zyrtar i megahitit “Gangnam Style” ka kaluar shifrën prej një miliard shikimesh në rrjetin e shpërndarjes së videove YouTube.
Është hera e parë në histori që mund të konfirmohet se njerëzimi ka shikuar një formë të argëtimit vizual më shumë se një miliard herë.
Kënga e jugkoreanit Psy është lansuar në YouTube më 15 korrik të vitit 2012, ndërsa për pesë muaj ka arritur këtë shikueshmëri të jashtëzakonshme, që do të thotë se mesatarisht është shikuar 200 milionë herë në muaj.
“Gangnam Style” kohë më parë është shpallur si videoja më e shikuar e të gjitha kohërave, ndërsa në nëntor kaloi hitin e Justin Bieber, “Baby”. /Telegrafi/