Dafina Zeqiri më në fund me videoklip të ri

Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka kohë që ka paralajmëruar publikimin e materialeve të reja muzikore, por tani ajo do të sjellë diçka konkrete. Së shpejti do të mund të shohim frytet e ''inspirimit '' për të cilin ka folur shumë Zeqiri, pas një vjeshte të kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëpërmjet rrjeteve sociale, Dafina ka bërë të ditur se ka filluar realizimin e videoklipit të saj të ri, krahas publikimit të pamjeve nga xhirimet. Ky videoklip pason atë të këngës ''Tonight'', që ishte në bashkëpunim me Ledri Vulën. /Indeksonline/