Berisha e fillon ditën me “Gangnam Style”
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nuk ka mundur t’i ikë “kurthit” të këngëtarit Psy. Shefi i Qeverisë shqiptare duket të ketë ndihmuar në arritjen e shifrës prej një miliard shikimeve të hitit të jugkoreanit, “Gangnam Style”.
Ditë më parë, presidenti amerikan Barack Obama pati deklaruar se është i fiksuar pas kësaj kënge dhe se përpiqet të imitojë lëvizjet e këngëtarit, ndërsa të njëjtën gjë po e bën edhe kreu i ekzekutivit shqiptar.
“Të dashur miq. Sot e nisa ditën duke ndjekur në YouTube videon e yllit të muzikës koreane pop PSY, ‘Gangnam Style’, e cila është postuar online në muajin korrik, por që dje çeli mendjen dhe zemrën e shikuesit të njëmiliardtë duke u bërë kështu videoja më e klikuar dhe më e shikuar në historinë e internetit, video globale. Suksesi është si magneti, ndaj dhe nisa ditën duke e pare edhe një herë në YouTube...”
“Ju si të dëshironi, por unë tani pas apokalipsit të Maya-ve e pëlqeva natyrisht dy herë më shumë. Ju uroj fundjavë të mbarë – sb”, ka shkruar Berisha në faqen e tij në Facebook. /Telegrafi/