12.12.12, ja pse duhet të martoheni sot
Martesat e vitit. Ato që do celebrohen sot më 12.12.12 që sipas një sondazhi të drejtuar nga David's Bridal, thuhet se në SHBA do jenë plot 7500 çifte që do thonë “po” për të regjistruar martesën e tyre në këtë ditë të veçantë.
Motivet e martesës në këtë datë janë shumë të thjeshta përveç tre numrave të njëjtë 12.12.12, sipas antikitetit numri 12 është simbol perfekt i unitetit dhe harmonisë.
Kjo fuqi sipas ekspertëve të numerologjisë bëhet nëse përsëriten numrat tre herë.
“Agence France Presse”, bën me dije se në Hing Kong në raport me 12 dhjetorin e shkuar martesat do jenë 4 herë më të mëdha, ndërsa në Singapor deri 8 herë më të mëdha, për ta kthyer ditën e tyre në të paharrueshme.
Kujtojmë këtu se në vitin 2007 në Las Vegas në datën 7.7.07 u martuan plot 4333 çifte./Indeksonline/