Viti 2013 do të jetë një nga më të ngrohtat në histori
Në vitin e ardhshëm temperaturat globale do të jenë për 0,57 gradë më të larta mbi mesataren në plan afatgjatë, që do ta bëjë vitin 2013 një nga më të ngrohtat në histori, tregojnë parashikimet e shërbimit meteorologjik britanik.
"Është shumë e sigurt që viti 2013 të jetë mes dhjetë viteve më të nxehta nga viti 1850 deri më tani. Me siguri do të jetë më i nxehtë se viti 2012", thuhet në parashikimin e meteorologëve britanikë për vitin e ardhshëm.
Viti i ardhshëm pritet të jetë mes 0.43 dhe 0.71 gradë Celsius më ie ngrohtë nga parashikimi afatgjatë për 14 gradë (1961-1990), me vlerësim mesatar nga 0.57 gradë, theksojnë meteorologët britanikë.
Parashikimi i meteorologëve britanikë bazohet në hulumtimet e tyre vetjake nga Universiteti në Anglinë Lindore, nga parashikimet e Institutit Godar të NASA-s për hulumtime kozmike dhe të Institutit nacional oqeanik dhe atmosferik amerikan.
"Rritja e temperaturave i përket variabilitetit natyror të klimës dhe ngrohjes globale për shkak të emisioneve të larta të dioksid karbonit", deklaroi Dejv Briton nga Instituti meteorolgojik britanik.
Mesatarja e temperaturave të larta nuk do të thotë se edhe çdo rajon i botës do të jetë më i nxehtë, sepse klima rajonale prodhon efekte të ndryshme në pjesë të ndryshme të botës, sqaron Briton.