Ngjiten në ndërtesën më të lartë të Evropës (Video)
Në një gratacelë 75 katëshe dhe lartësi 300 metra arritën të ngjiteshin një grup rusësh në mënyrë të paligjshme. Kulla “Mercury City “që gjendet ne qendër të Moskës, mban rekordin e ndërtesës më të lartë në Evropë dhe të rinjtë me një guxim të ‘çmendur’ arritën të shmangnin truprojet, kamerat dhe të ftohtin dhe u ngjitën në majë.
Alpinisti Raskalov deklaroi se ai dhe katër shokët e tij e kishin studiuar për shumë javë deri sa gjetën një plan që të mos kuptoheshin nga rojet.
Përfundimisht, gjetën pikat që nuk do dukeshin nga kamerat dhe filluan ngjitjen.
Sipas planit, ekipi Raskalov u vesh me rrobat e punëtorëve të ndërtimit dhe filluan të ngjiten nëpër pikat ku nuk vezhgoheshin nga kamerat e sigurisë. Ndryshe ndërtimi i ndërtesës ende nuk ka mbaruar. (ORAinfo)