Gruaja kërkon divorc, gjykatësi i ofron martesë
U paraqit në gjykatë për të marrë divorcin nga bashkëshorti, pasi kishte rënë më parë dakort me këtë të fundit, por gjykatësi i ofron “martesë”.
Ky është rasti flagrant i regjistruar në Afganistan, ku si shumë sektorë të tjerë, edhe drejtësia është e kapluar nga korrupsioni.
Gruaja kurajoze regjistroi bisedën e saj me gjykatësin për cështjen e divorcit. Ky i fundit i kërkoi 2 mijë dollarë në këmbim të shkurorëzimit.
Ajo iu përgjigj se nuk kishte mundësi ku të gjente këtë shumë parash. Menjëherë më pas, gjykatësi i moshuar i propozon që të lidhë martesë me të në këmbim të marrjes së divorcit nga bashkëshorti.
Gruaja ka regjistruar 15 minuta të bisedës dhe audio-regjistrimi po bën xhiron në Afganistan.
Gjyqtari i vendosur me shpatulla pas murit, deklaroi se propozimet e tij për martesë karshi gruas së re, ishin thjesht një shaka dhe se dhënien e divorcit për të e kishte vonuar për shkaqe proceduriale./Indeksonline/