Nën shenjën e modelit të vitit 2014, Mercedes-Benz sjell E Class të ri-dizajnuar. Duke marrë parasysh shitjen e shkëlqyeshme në mbarë botën, nuk çudit puna thelbësore e dizajnerëve dhe inxhinierëve.
Ndryshimet kozmetike kanë përfshirë edhe versionin karavan dhe limuzinë. Si detaj interesant e potencojmë sistemin e integruar të dritave LED. Në përgjithësi, E Class e freskuar duket mjaft prestigjioze, çka me siguri se do t’i pëlqej adhuruesve të këtij modeli.
Edhe në motorë ka pasur përmirësime, çka do të rezultojë në harxhime më të vogla.