Shikojeni: Vozitësi xhiron momentet e rrëzimit të aeroplanit në autostradë (video)
Së paku katër persona janë vrarë kur një avion rus dje është rrëzuar në autostradën afër aeroportit të Moskës.
Një video incizim që tregon këtë fatkeqësi bizare është postuar në internet. Incizimi është bërë diku iu falënderuar një kamere të vogël e cila ishte e vendosur në një veturë udhëtarësh dhe e cila ka kapur momentin kur aeroplani nga qielli është rrëzuar në autostradë.
Një veturë që ishte parë asaj në të cilën ishte vendosur kamera për pak i ka shpëtuar goditjes direkte me aeroplan, ndërsa para rrëzimit, pjesët e tij janë shpërndarë gjithandej në rrugë, derisa njëra nga rrotat e aeroplanit ka goditur edhe veturën.
Deri më tash nuk dihen shkaqet e fatkeqësisë marrë parasysh se aeroplani është rrezuar pak pas fluturimit, mirëpo përfundimet preliminare tregojnë se bëhet fjalë për gabim njerëzor. Kapiteni i fluturakes dhe kopiloti janë vrarë në vend, derisa dy persona tjerë kanë vdekur rrugës për në spital.
Aeroplani i kompanisë “Red Wings” fluturonte nga Pardubica në Çeki, kurse pas që ka lënë disa udhëtar në aeroportin e Moskës, ka udhëtuar vetëm me personel për në bazë e tij në një pjesë tjetër të qytetit. (ORAinfo)