Fëmijët lahen jashtë në minus 30 gradë Celsius (Video)
Në qytetin Rus Barnaulu ku temperaturat gjatë dimrit janë deri në minus 30 gradë nën zeron, fëmijët e një kopshti çdo ditë lahen jashtë me ujë të ftohtë gjatë tërë vitit.
Në videon shihet se si këta fëmijë lakuriq luajnë me borën dhe lahen me ujë të ftohtë.
Drejtoresha e këtij kopshti para 18 viteve e ka vendosur këtë rregull me qëllim që fëmijët të jenë më të shëndetshëm dhe më rrezistent ndaj viruseve.
Fëmijët me lejen e prindërve që prej moshës dy vjeçare lahen jashtë, kjo zgjatë rreth dy minuta. Ata lahen vetëm nëse temperature është deri minus 30 gradë.