Një shofer nga Polonia, teksa vuri re se po i vidhnin makinën, pa hezituar u hodh sipër kabinës duke u mbërthyer si Spidermani dhe mundi ta izolonte hajdutin dhe ta “arrestonte” atë.
Kamerat e sigurisë kanë regjistruar reagimin spektakolar të këtij shoferi nga Polonia, i cili me të kuptuar se po i vjedhin makinën hop një kërcim dhe “si macja në maj të çatisë”. Ngjarja ndodhi në Villemoble, në periferi të Parisit kur dy burra hynë në makinën e tij dhe tentojnë të largohen me makinën e vjedhur.
Shoferi ndodhej në dhomën e tij në hotel, por kishte panoramë makinën e tij të parkuar dhe kur pa dy perona t’i silleshin rrotull dhe ta vjedhin, menjëherë ashtu siç ishte me rrobat e gjumit, u hodh mbi kabinën e makinës duke qëndruar aty për më shumë se 2 km. Pikërisht në semaforin e kuq, ku dy hajdutët u detyruan të ndalonin, Spidermani u shndërrua në Batman dhe mbërtheu prej “zhelesh” shoferin dhe e nxori jashtë, ndërsa bashkëpunëtori i tij ia mbathi nga sytë këmbët.
Sipas gazetës Britanike “Daily Mail”, zëdhënësi i policisë deklaroi: “Shoferi –i vërteti- transportonte këpucë për në Angli dhe pa dy persona tek po i vidhnin makinën. Atëherë, ashtu siç ishte gjysmë i zhveshur, ia arriti të qepej mbi kabinën e makinës dhe pas pak minutash të izolojë shoferin hajdut. E mbajti aty deri në momentin kur mbërriti policia”.