Messi i Milanit, çfarë talenti është ky (Video)

Një Lionel Messi në futbollin italian. është Hachim Mastour për të cilin kemi shkruar disa herë. Supertalenti marokien ka debutuar për të rinjët e Italisë duke shënuar gol që në paraqitjen e parë më azzurët. Mastour ka impresionuar të gjithë me këtë paraqitje duke treguar se ka teknikë të jashtëzakonshme. Mastour me truket e tij që bënte impresiononte tifozët e mbledhur në stadium. Mastour llogaritet si Lionel Messi i Milanit ndërsa po shkëlqen edhe më të rinjët e rosonerëve.