Si duket, derbi ndaj i qytetit të Mançesterit, Manchester City-Manchester United (2:3), do të jetë derbi i fundit lokal, që sulmuesi italian, Mario Balotelli, mund ta ketë shijuar në ndeshjen me “Qytetarët”. Sulmuesi italian nuk tregoi asgjë edhe në këtë ndeshje, edhe pse pati shansin të luajë që nga minuta e parë.
“Unë e dua Marion. Jam i bindur në cilësitë e tij. Unë i dhashë shansin për të luajtur mirëpo, ai nuk bëri asgjë. Është koha që seriozisht ai të mendojë për punën e tij”, deklaroi trajneri i Cityt, Roberto Mancini, pas ndeshjes. Injoranca ndaj Mancinit, pas zëvendësimit të tij, dhe loja e dobët e treguar në fushë, nuk ishte e vetmja për Balotellin.
Pas ndeshjes, disa tifozë nga Mançesteri, i kishin bllokuar daljen Balotellit, me veturën e tij, Bentley Continental. Fyerje e trokitje në dritaren e veturës u përgatitën për sulmuesin italian, që nuk po tregon asgjë në këtë edicion.