BMW Z4, veturë për të gjitha moshat
Prodhuesi i njohur i veturave “BMW” e prezantoi modelin e freskuar Z4 premiera e të cilit do të jetë në fillim të vitit të ardhëm në Detroit në panairin “NAIAS”. Që të mund t’i dalloni ndryshimet, përkatësisht dallimet e këtij modeli nga modeli paraprak, duhet me siguri të jeni pronar i te dy modeleve apo adhurues i madh i roadster-it bavarez.
Ndryshime minimale
“BMW” bëri ndryshime minimale në këtë “facelift”, kështu që është shumë e vështirë të vëreni të riun të ashtuquajturin 3D dizajnin e LED rrathëve në dritat e parme, kornizën e re në drita të drejtimit, dhe rrotat e reja prej 17 dhe 18-inç. Këtu është edhe pakoja e re “Hyper Orange”, e cila ndoshta do të mbajë emërtimin e ndryshëm në tregjet e caktuara, e cila mund të porositet në tri ngjyra të re metalike, dhe atë në ngjyrën gri “Mineral”, të argjendit “Glacier” dhe portokallit “Valencia”.
Pakoja e re e “styling-ut” të enterierit sjell kombinimin e lëkurës së zezë dhe asaj Alcantre e cila dallohet edhe me të qepurit me ngjyrë të portokalltë dhe pjesët tjera me këtë ngjyrë që gjenden në tabelën e instrumenteve, në tapiceritë e dyerve etj..
Risi, modeli Z4 sDrive18i
Risia më e madhe pa dyshim që është zgjerimi i ofertës me modelin e ri Z4 sDrive18i. Bëhet fjalë për automobilin të cilin do ta vë në lëvizje motori 2.0-litra 4-cilindërsh turbo me benzinë me 156 KF dhe 240 Nm i cili do të pajiset me ndërruesin manual me gjashtëshpejtësi, përkatësisht me ndërruesin opsional automatik me 8 shkallë të transmisionit.
Me këtë motor Z4 do të përshpejtojë deri në 100 km/h për 7.9 sekonda dhe do të arrijë shpejtësinë maksimale prej 221 km/h. Harxhimi mesatar sipas të dhënave që vijnë nga fabrika do të sillet rreth 6.8 l/100 km. Pjesa tjetër e motorikes mbetet e pandryshuar, përkatësisht në ofertë edhe më tutje, dhe kjo natyrisht varet nga tregu, do të mbeten edhe modelet sDrive20i, sDrive28i, sDrive35i dhe sDrive35is. Shitja e këtij modeli të ri do të fillojë nga muaji mars i vitit të ardhëm.