A është kjo mace e zezë shkaktare i lëndimit të Messit!!!

Ata që besojnë në teoritë e moçme mund ta ndërlidhin lëndimin e Messit me një gjë e cila i parapriu lëndimit të tij. Pak minuta para se Messi pritej të futej në fushë në ndeshjen ndaj Benfikës, në fushë papritmas kaloi një mace e zezë e cila ndoshta edhe mund të ketë sjellur fatin e zi pas saj. Macja e paftuar është bërë objekt “akuze” nga tifozët nën ethe të Barcelonës të cilët deri nesër po presin në shtrëngim konfirmimin mjekësor të lëndimit të superyllit argjentinas. Nuk ka përfundim kjo teori, por nuk bën edhe përjashtuar./Indeksonline/