Portieri sulmon dhe rikthehet në portë me…motor (video)

Na ka ndodhur të shohim jo rrallë portierë që hidhen në sulm në zonën kundërshtare, atëherë kur skuadra e tyre nuk ka se cfarë të humbasë. Ka patur raste kur këto dalje jo vetëm që kanë rezultuar të pasuksesshme, por edhe më keq akoma, skuadra është ndëshkuar me gol për shkak se në kuadrat nuk ka qenë mbrojtësi ekstrem. Në të tilla aventura tërheqja nga njëra zonë në tjetrën është pak e vështirë, sidomos kur topi i hedhur nga një goditje standarde bie në këmbët e kundërshtarëve, koha për t’u rikthyer në portë duhet të jetë sa më minimale. Mund të zgjedhësh vrapimin mes për mes fushës, ashtu siç bëri portieri i Manchester City, Hart në derbin ndaj United. Ai vrapon “si i cmendur” duke përshkuar thuajse të gjithë fushën dhe në fund me një frymë devijon goditjen e Rooney duke e shpëtuar skuadrën e tij nga goli i dytë.Por mund të ndodhë edhe që të rikthehesh në portë me motor, ashtu sic tregohet në videon e mëposhtme. Nga pamjet që qarkullojnë në Youtube shihet qartë se bëhet fjalë për një ndeshje amatore. Portieri zhvendoset në zonën kundërshtare në përpjekje për të shndërruar në gol një top të rihedhur në lojë nga një goditje këndi, ndërsa pas portës “armike” qendron i parkuar një motor. Topi përfundoi në këmbët e futbollistëve kundërshtarë, ndaj në jetë duhej vënë “plani B”…rikthimi në portë me motor.