Momenti kur dallga prish një propozim romantik (VIDEO)

Edhe momentet më të bukura mund të prishen nga forca e natyrës. Matthew Hartman ishte ulur në gjunjë, duke i propozuar për martesë të dashurës së tij, Lis, kur një dallgë gjigande mori përpara çiftin. Ngjarja ndodhi në Laguna Beach në Kaliforni. Për fat, ajo e pranoi propozimin e tij. “Kërceva me shpejtësi dhe ashtu e lagur, thashë PO,” shkruan Lis. Edhe unaza u shpëtua dhe askush nuk u plagos.