Pacolli shikon “El Clasicon”, Ja si Gezohet kur fiton Reali

Kreu i AKR-së dhe zv/kryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka ndarë me miqtë e tij në Facebook një fotografi ku ai shihet duket shikuar “El Clasicon” numër 166 ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës (2:1). “Sot mu krijua mundësia që të shoh ndeshjen Real Madrid –Barcelona. Një ndeshje vërtet e bukur futbolli nga dy ekipe fantastike. Reali I Madridit fitoi, megjithatë Barcelona vazhdon të jetë ekip gjithashtu i jashtëzakonshëm me futbollistë shumë të talentuar në ekipin e vet”, ka shkruar Pacolli në Facebook. Po ashtu, numri dytë i Qeverisë, ka bërë të ditur edhe një lajm të rëndësishëm për sportin e Kosovës, respektivisht futbollin. “Gjithashtu, dua të ndajë me ju edhe një ngjarje me rëndësi që ndodhi vetëm pak ditë më parë. Hoteli Swiss Diamond në Lugano, për tri ditë me radhë(26-27 dhe 28 shkurt), ka qenë nikoqir i grupit koordinues të FIFA-s, duke përfshirë udhëheqësinë më të lartë të kësaj organizate. Sigurisht, është shfrytëzuar rasti edhe për promovimin e Kosovës, drejtë anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme sportive”, thuhet në fund të mesazhit të Pacollit.