8-vjeçarja nget një Audi me 100 kilometra në orë (VIDEO)

Video ku një 8-vjeçare nget një makinë Audi me 100 km/h po bën xhiron e botës. Babai i saj i cili ndodhet në sediljen e pasagjerit nuk shqetësohet se mund tju ndodhë ndonjë gjë ndërsa nëna e vajzës filmon gjithçka. “Ec ec shtoje shpejtësinë, coje të paktën në 100 km/h, mos ki frikë” urdheron babai të bijen. 8-vjeçarja ka ecur për rreth 5 minuta me makinë në rrugët e Shën Petërburgut në Rusi.