Shqiptari grindet me gruan, i pret veshin

Shqiptari grindet me gruan i pret veshin, sipas policisë në Maqedoni, bëhet fjalë për F.Z, i cili pasi është fjalosur me gruan e tij, ka marrë thikën fillimisht e ka therë në gjoks e më pas dy herë e ka prerë në pjesën e veshit të djathtë. Njëzet e nëntë vjeçari nga Kumanova e ka therë gruan e tij në pjesën e gjoksit si dhe i ka prerë veshin, pasi që mes tyre ka pasur një konflikt verbal. Incidenti ka ndodhur në në banesën e tyre në rrugën “Revolucioni Popullor” në Kumanovë. Gruaja menjëherë është transferuar në spitalin e qytetit dhe është jashtë rrezikut për jetë. Policia e ka arrestuar sulmuesin dhe pas zbardhjes së rastit do të lëshojë kallëzim penal./Indeksonline/