Paradës së 5 vjetorit i munguan veç edhe dy Rakovica

Deputetit Berat Buzhala, demonstrimi i forcës ushtarake në paradën e forcave të sigurisë së rendit dhe të sigurisë, me rastin e 5 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nuk i është dukur serioz. “Nese dikush ka mendu qe me paraden ushtarake kemi me e tremb dike - se ne fakt qellimi origjinal i paradave eshte me e tremb ndonje shtet - atehere mundem me thene se ne rastin me optimist kemi shkaktuar te qeshura. Nuk e di pse ne fund te parades nuk i kishin pas bashkangjite edhe dy rakovica si pajisje ushtarake tradicionale”, ka shkruar Buzhala në profilin e tij në Facebook, transmeton reporteri. Ai ka thënë se me këtë paradë, më shumë se fuqinë, kemi treguar se sa të pafuqishëm jemi. “Sarkazmen anash, ama ideja mu duk paksa komike. Cka treguam me parade? Shume me shume se sa fuqine, e treguam pafuqine. Nese qellimi i paradave - qe edhe ashtu jane relikt lindoro/komunist - eshte qe te tregohet fuqia ushtarake, atehere ne cka treguam?”. Buzhala ka thënë se nuk është marre të mos kesh, por e kundërta është nëse pretendon të tregohesh dikush që nuk je. “Nuk eshte marre nese nuk kemi arme te fuqishme, sepse ato aktualisht jane ne dore te NATO'se, e nuk e besoj qe e kemi per qellim me sfidu ushtarakisht kete aleance, por PO marre eshte me pretendu me tregu dicka e ne fakt me tregu komplet anen tjeter. Shume ma origjinale kish me qene me e zhvillu noj parade ma kreative. Cka do qofte, vec jo me pretendu me e vu ne pah ushtrine, kur pas nja dy autoblindave e nja dy Kia've erdhen ne shprehje zjarrfiksat - per te cilet kam shume respekt”, ka përfunduar deputeti i PDK-së, Berat Buzhala në postimin e tij në Facebook, i cili kohëve të fundit është bërë shumë kritik, punës së institucioneve qeveritare në vend.